Çmime të reja për derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut
Në mesnatë do të hyjnë në fuqi çmimet e reja për derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut, ashtu që të benzina do të ketë rritje të çmimit, raporton Portalb.mk. “Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 rritet për 2,00 den/litër Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – […]


Në mesnatë do të hyjnë në fuqi çmimet e reja për derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut, ashtu që të benzina do të ketë rritje të çmimit, raporton Portalb.mk.
“Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 rritet për 2,00 den/litër Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95, EURODIZEL (D-E-V), Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazut M-1 SU nuk ndryshojnë”, sqaroi Komisioni rregullator i energjetikës, shërbimeve të ujit dhe shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat.
Kështu, benzina BS-95 do të shitet 73.5 denarë, benzina BS-98 do të shitet për 77.5 denarë, eurodizeli për 66.5 denarë, vaji ekstra i lehtë 65 denarë dhe mazuti 36.529 denarë.
“Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 17.05.2025. Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport, mund ti formulojnë çmimet e derivative të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, sqarojnë nga Komisioni.
Ndryshe, sot shënoi rritje për 2 denarë edhe çmimi i eurodizelit, ndërsa mazuti u rrit për 1 denarë.