Paradite iu refuzuan propozimet, VV thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në ora 17:00
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme sot, me fillim nga ora 17:00. Kjo seancë është thirrur nga partia më e madhe, meqenëse në seancën e rregullt që është mbajtur paradite opozita ka refuzuar ndryshimin e rendit të ditës. Në rend të ditës të kësaj seance janë futur për shqyrtim dhjetë projektligjet


Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme sot, me fillim nga ora 17:00.
Kjo seancë është thirrur nga partia më e madhe, meqenëse në seancën e rregullt që është mbajtur paradite opozita ka refuzuar ndryshimin e rendit të ditës.
Në rend të ditës të kësaj seance janë futur për shqyrtim dhjetë projektligjet që u propozuan më herët.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
