Pardje në protesta, dje takim në qeveri, sot largohet nga ASH-ja

Një tjetër largim me tone të forta kritike godet Aleanca për Shqiptarët, teksa aktivisti dhe ish-pjesë e strukturave, Hamza Nuhiu, ka bërë publike dorëheqjen e tij, duke akuzuar për devijim The post Pardje në protesta, dje takim në qeveri, sot largohet nga ASH-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 17, 2026 - 16:00
Pardje në protesta, dje takim në qeveri, sot largohet nga ASH-ja

Një tjetër largim me tone të forta kritike godet Aleanca për Shqiptarët, teksa aktivisti dhe ish-pjesë e strukturave, Hamza Nuhiu, ka bërë publike dorëheqjen e tij, duke akuzuar për devijim nga parimet dhe mungesë meritokracie.

Para pak ditësh, ai ishte krah krerëve të Aleanca për Shqiptarët në protestën studentore, ndërsa në rrjetet sociale publikoi mesazhin: “Folim Shqip o TAJ”. Vetëm një ditë më pas, Nuhiu u pa në takim me zëvendësministrin e Arsimit, Driton Sulejmani, duke reflektuar lëvizjet e shpejta në atë që po shihet si një “merkato” politike në zhvillim.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Nuhiu deklaron se angazhimi i tij ndër vite ka qenë i sinqertë dhe i pakompromis, por se realiteti brenda subjektit ka ndryshuar rrënjësisht.

“Kam dhënë gjithçka nga vetja për një ide që besoja se do sillte ndryshim… por sot fatkeqësisht nuk e njoh më”, shprehet ai.

Ai ngre akuza të drejtpërdrejta për mënyrën se si funksionon partia, duke theksuar se vlerat e shpallura publikisht nuk përputhen me praktikën e brendshme.

“U premtua meritokraci, u praktikua nepotizëm. U fol për vlera, u vendosën interesa të ngushta. U kërkua përkushtim, u shpërblyen ‘parashutistët’”, deklaron Nuhiu.

Sipas tij, përjashtimi i tij nga proceset nuk ka qenë çështje aftësie, por qëndrimi.

“U anashkalova jo sepse nuk isha i aftë, por sepse nuk isha i manipulueshëm”, thekson ai.

Nuhiu lidh angazhimin e tij edhe me zhvillimet e fundit në terren, përfshirë pjesëmarrjen në protestat studentore me moton “Folim Shqip o TAJ” dhe takimin me zëvendësministrin Driton Sulejmani, duke e paraqitur veten si pjesë aktive të kauzave qytetare.

Ai pranon se ka heshtur për një kohë të gjatë, por tani e konsideron të domosdoshme të flasë publikisht.

“Kam heshtur gjatë… por sot e kam të qartë: heshtja vetëm sa i forcon ata që e kanë kthyer politikën në pronë private”, deklaron ai.

Në fund, ai e bën të qartë se largimi nuk është tërheqje, por pozicionim.

“Largohem jo si i humbur, por si dikush që refuzon të bëhet pjesë e një loje të padrejtë. Dinjiteti im nuk është në shitje”, përfundon Nuhiu. Gazeta Flaka

The post Pardje në protesta, dje takim në qeveri, sot largohet nga ASH-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .