Parlamenti Evropian: “Bota Serbe” rrezikon sovranitetin e Maqedonisë

Hetim themelor për rastin në Koçan, shkarkime dhe emërime partiake, ndërhyrje të huaja, projekti “bota serbe”, hapja e dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it, ndryshimet kushtetuese – të gjitha këto përmbahen The post Parlamenti Evropian: “Bota Serbe” rrezikon sovranitetin e Maqedonisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 30, 2025 - 09:00
 0  4
Parlamenti Evropian: “Bota Serbe” rrezikon sovranitetin e Maqedonisë

Hetim themelor për rastin në Koçan, shkarkime dhe emërime partiake, ndërhyrje të huaja, projekti “bota serbe”, hapja e dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it, ndryshimet kushtetuese – të gjitha këto përmbahen në dokumentin me amendamentet kompromisi të miratuara në nivelin e Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, në të cilin ka pasur qasje TV24, transmeton Flaka

Në raport përfshihen kritika dhe kërkesa për qeverinë në Shkup. Projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” është identifikuar si një ndër kërcënimet më serioze për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe stabilitetin në rajon, thuhet në Amendamentin Kompromis 8, paragrafët 35a dhe 35b, të dokumentit të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian.

“Shprehim shqetësim për projektin e ‘Botës Serbe’ dhe faktin se disa përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë së Veriut e mbështesin dhe promovojnë këtë koncept,” – thekson dokumenti.

Në mënyrë të prerë, Parlamenti Evropian dënon pjesëmarrjen e zyrtarëve në takime ku tentohet krijimi i një sfere ndikimi rajonale që minon sovranitetin e shteteve të Ballkanit dhe rrezikon paqen.

Një nga pikat më të forta të këtij amendamenti është rikujtimi i nevojës për hapjen e plotë të arkivave të ish-shërbimeve sekrete jugosllave – UDBA dhe KOS, që ndodhen si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Serbi.

“Kërkohet hapja e arkivave në të gjithë rajonin për të trajtuar në mënyrë transparente të kaluarën totalitare, në funksion të forcimit të demokracisë dhe institucioneve,” – thuhet në tekst.

Sipas raportit, dekomunistizimi i vërtetë dhe ballafaqimi me të kaluarën janë kusht i domosdoshëm për ndërtimin e një administrate të përgjegjshme dhe shteti demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti konstaton se Maqedonia e Veriut është objektiv i operacioneve të ndikimit të huaj dashakeq, kryesisht nga Rusia dhe Serbia, që përmes mediave tabloide të lidhura me Kremlinin përhapin qëndrime kundër Bashkimit Evropian.

Dëbimi i 13 diplomatëve rusë në periudhën 2018–2023 shihet si dëshmi konkrete e infiltrimit të rrjeteve të inteligjencës ruse në vend. Megjithatë, pavarësisht këtyre veprimeve, rrjetet e ndikimit mbeten aktive, sidomos përmes narrativave dezinformuese që lidhen me ngjarjet globale, përfshirë luftën në Ukrainë.

Sipas dokumentit, 50% e qytetarëve të Maqedonisë janë ndikuar nga narrativa të rreme, veçanërisht lidhur me konfliktin ruso-ukrainas.

AFET ngre shqetësime edhe për polarizimin e thellë politik në vend, si dhe për praktikën e miratimit të ligjeve me procedura të përshpejtuara në Kuvend. Raporti kërkon një administratë publike të depolitizuar, transparencë në financimin e partive politike, si dhe rregullim të reklamimit qeveritar, i cili shpesh përdoret si instrument për të ndikuar mediat.

Amendamenti i miratuar në nivelin e Komitetit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian është një sinjal i qartë se rrjetet e ndikimit të huaj dhe trashëgimia e strukturave të fshehta të së kaluarës duhet të trajtohen me seriozitet institucional në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin.

“Ballafaqimi me të kaluarën dhe mbrojtja e sovranitetit janë kusht për të ardhmen evropiane të vendit,” – thekson Brukseli. Flaka

Lexo rreth lajmit: Tragjedia në Koçan,Parlamenti Evropian kërkon ndëshkim të përgjegjësve të vërtetë!

Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni 

BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca!

Parlamenti Evropian: “Bota Serbe” rrezikon sovranitetin e Maqedonisë

The post Parlamenti Evropian: “Bota Serbe” rrezikon sovranitetin e Maqedonisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .