BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca!
Në një dokument zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), eurodeputetët i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të ndalojnë praktikën e shkarkimeve The post BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një dokument zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), eurodeputetët i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të ndalojnë praktikën e shkarkimeve dhe emërimeve të politizuara në trupat dhe agjencitë e pavarura, transmeton Flaka.
Në amendamentin kompromis 2, paragrafi 12, theksohet domosdoshmëria që institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, të financohen në mënyrë të drejtë dhe të zbatojnë vendimet dhe rekomandimet pa ndërhyrje politike. Europarlamentarët me keqardhje theksojnë mungesën e përparimit në forcimin e Zyrës së Avokatit të Popullit, e cila duhet të jetë një nga garancitë kryesore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
BE kërkon që qeveria e Maqedonisë së Veriut të përmbahet nga praktikat e vjetra të kapjes së institucioneve përmes emërimeve partiake dhe jo-meritore, si dhe të sigurojë funksionimin real dhe të pavarur të administratës publike dhe trupave mbikëqyrëse.
Raporti përmend edhe ndikimet e huaja destabilizuese, fushatat dezinformuese dhe korrupsionin strategjik, ndërsa vë në pah edhe marrjen e një huaje nga Hungaria, e cila, sipas BE-së, është me prejardhje nga Kina, duke ngritur shqetësime për transparencën financiare dhe varësinë ndaj aktorëve gjeopolitikë jo-perëndimorë.
Ky reagim vjen në një moment kritik për vendin, kur po shqyrtohet rruga evropiane dhe besueshmëria e institucioneve mbetet një ndër faktorët kyç në procesin e integrimit. Flaka
Lexo rreth lajmit: Tragjedia në Koçan,Parlamenti Evropian kërkon ndëshkim të përgjegjësve të vërtetë!
Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni
The post BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
