Pas 12 viteve rikthehet Kupa e Sharrit 

Pas një pauze prej 12 vitesh Kodra e Diellit do të presë përsëri “Kupën e Sharrit” garën më të vjetër ndërkombëtare të skijimit në Ballkan, transmeton Portalb.mk.  Në edicionin e këtij viti i cili është i 41 me rradhë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 shkurt, do të marrin pjesë garues nga […]

shkurt 22, 2025 - 22:00
 0  12
Pas 12 viteve rikthehet Kupa e Sharrit 
Kupa e 41-të e Sharrit. Foto: Qendra e Skijimit "Kodra e Diellit"

Pas një pauze prej 12 vitesh Kodra e Diellit do të presë përsëri “Kupën e Sharrit” garën më të vjetër ndërkombëtare të skijimit në Ballkan, transmeton Portalb.mk

Në edicionin e këtij viti i cili është i 41 me rradhë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 shkurt, do të marrin pjesë garues nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Qipro. 

“Luginat e mbushura me dëborë të Kodrës së Diellit do të jenë qendra e garave emocionuese, euforisë dhe kthesave të papritura – pikërisht ajo që e bën skijimin alpin sport të kampionëve të vërtetë”, thanë nga Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”. 

Organizatorë të ngjarjes janë Federata e Skijimit të Maqedonisë, me mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS), Ministria e Sportiy, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit, UNI Banka, PSS, MRTV dhe Vertigo. 

Ky konkurrim ka nisur historinë e tij që në vitin 1947, ndërsa që nga viti 1954 është bërë pjesë e kalendarit të FIS.