Pas disa muajve artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe u kthyen në punë

Drejtori i Institucionit Nacional “Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqipe në Maqedoninë e Veriut”, Shkëlqim Jahiu, ka njoftuar që sot janë kthyer në punë disa të punësuar që ishin larguar nga ky institucion në kohën kur drejtor ishte Shkodran Tolaj, transmeton Portalb.mk. “Dhurata me e bukur në një fund vit! Sot 24.12.2024 rikthehemi […]

dhjetor 24, 2024 - 20:00
 0  3
Pas disa muajve artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe u kthyen në punë
Të punësuarit në Ansamblin e këngëve dhe valleve. Foto nga Shkelqim Jahi.

Drejtori i Institucionit Nacional “Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqipe në Maqedoninë e Veriut”, Shkëlqim Jahiu, ka njoftuar që sot janë kthyer në punë disa të punësuar që ishin larguar nga ky institucion në kohën kur drejtor ishte Shkodran Tolaj, transmeton Portalb.mk.

“Dhurata me e bukur në një fund vit! Sot 24.12.2024 rikthehemi në punë pas 5 muajve. Këngëtarët, orkestra dhe valltarët sot kthehemi për të vazhduar misionin tonë Kombëtarë. Falënderim pa fund të gjithë përfaqësuesve ne pozitë, mediumeve, miqve të vërtete dhe të gjithë familjarëve që bashkëndjen ne gjendjen tonë dhe na mbështetën deri në këtë fund të bukur”, deklaroi Besarta Murezani

Ajo ka falënderuar edhe drejtorin Shkëlqim Jahi, duke theksuar se do të mbahet mend si një person që ka dhënë sakrificë.

Ndryshe, Ministria e Financave në muajin tetor ka dhënë pëlqim për 38 vende të reja të punës në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut, për çka edhe ishte shpallur konkursi.

Kujtojmë që mbi 30 artistë të Ansamblit për disa muaj kishin mbetur pa punë për shkak se nuk u janë vazhduar kontratat e punës. Ata përmes një pres konference akuzuan drejtorin Shkodran Tolaj për presione të ndryshme. Por, Tolaj i mohoi këto akuza.