Mickoski kërkoi inspektim të jashtëzakonshëm për rritjen e çmimeve, akuzuan nga LSDM: Po i nënvlerëson qytetarët
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski lidhur me sjelljen e tregtarëve në lidhje me çmimet e shportës së vitit të ri ka thënë se do të kërkojë nga Qeveria, përkatësisht nga Inspektorati i Tregut, një aksion të fuqishëm dhe të ashpër, sepse ka informacione se disa nga marketet po spekulojnë dhe shërbehen me truke. […]
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski lidhur me sjelljen e tregtarëve në lidhje me çmimet e shportës së vitit të ri ka thënë se do të kërkojë nga Qeveria, përkatësisht nga Inspektorati i Tregut, një aksion të fuqishëm dhe të ashpër, sepse ka informacione se disa nga marketet po spekulojnë dhe shërbehen me truke. Kanë reaguar nga LSDM-ja, thonë se Mickoski vetë u dha dritën jeshile tregtarëve t’i risin çmimet, transmeton Portalb.mk.
“Nuk mundet ajo që u është dhënë si e drejtë dhe mundësi për disa produkte, tani ta kompensojnë me rritjen dramatike të disa produkteve të tjera që përdoren nga qytetarët, siç janë vaji bimor, buka, qumështi, produktet e qumështit, sheqeri, kripa, vezët dhe të tjera. Nuk mund të përdoren truke, kjo Qeveri nuk do ta tolerojë. Do të përballemi ashpër me ata që mendojnë se na kanë mashtruar. Nuk ka të tillë që mendojnë se me truke do të na mashtrojnë”, tha Mickoski.
Mickoski u bëri apel zinxhirëve të mëdhenj të tregtisë që të rishikojnë sjelljen e tyre.
“Do të kërkoj nga Inspektorati i Tregut një analizë të detajuar se si është rritur çmimi i këtyre produkteve gjatë 30 ditëve të fundit. Është turp ajo që po bëjnë para festave që po vijnë”, tha Mickoski.
Ndaj kësaj kanë reaguar nga LSDM-ja opozitare. Nënkryetarja Kristina Kostova tha se Mickoski i nënvlerëson qytetarët, siç tha ajo u dha dritën jeshile tregtarëve që të rrisin çmimet.
“Vetëm për shkak se fuqia blerëse është e ulët, nuk do të thotë se gjykimi i qytetarëve është i ulët. Dhe, qytetarët e dinë shumë mirë se Mickoski fillimisht u dha kohë tregtarëve për t’i rritur çmimet, që sot të thotë se kjo që bënë ishte turp. Mickoski po i nënvlerëson dyfish qytetarët: fillimisht duke zbrazur xhepat e tyre, e tani duke fyer inteligjencën e tyre. Vetë Mickoski u dha tregtarëve dritën jeshile dhe kohë për të rritur çmimet e tyre”, tha Kostova.
Qeveria më 5 dhjetor shpalli “Shportën e Vitit të Ri”. Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë përqind.
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me të ashtuquajturat shporta konsumatore edhe gjatë festave të tjera, si Ramazani dhe Pashkët.