Pas fitores në zgjedhjet lokale, Bilall Kasami kryetar i ardhshëm i VLEN-it?

Pas rezultateve pozitive në zgjedhjet lokale, ku koalicioni VLEN ka siguruar fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, brenda koalicionit kanë nisur diskutimet për strukturimin e ri të udhëheqjes. Sipas mediave ne Maqedoni, brenda VLEN-it, pas përfundimit të procesit zgjedhor, pritet të ketë riorganizim të brendshëm dhe të caktohet kryetari i ri i koalicionit. […] The post Pas fitores në zgjedhjet lokale, Bilall Kasami kryetar i ardhshëm i VLEN-it? appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 3, 2025 - 21:00
 0
Pas fitores në zgjedhjet lokale, Bilall Kasami kryetar i ardhshëm i VLEN-it?

Pas rezultateve pozitive në zgjedhjet lokale, ku koalicioni VLEN ka siguruar fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, brenda koalicionit kanë nisur diskutimet për strukturimin e ri të udhëheqjes. Sipas mediave ne Maqedoni, brenda VLEN-it, pas përfundimit të procesit zgjedhor, pritet të ketë riorganizim të brendshëm dhe të caktohet kryetari i ri i koalicionit.

Emrat që përmenden më shpesh si pretendentë për këtë post janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët shihen si dy figurat më të fuqishme politike brenda VLEN-it.

Megjithatë, sipas burimeve tona, Bilall Kasami pritet të marrë drejtimin e koalicionit dhe të jetë lideri i ardhshëm i tij. Kasami është dëshmuar si një kryetar I sukseshëm dhe ka një pastërti politike pas vete. Vendimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, pas takimeve të organeve drejtuese të koalicionit.

The post Pas fitores në zgjedhjet lokale, Bilall Kasami kryetar i ardhshëm i VLEN-it? appeared first on InfoShqip.com.