PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë
PD nis sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së kryeministrisë një protestë ndryshe, ku nëpërmjet një platforme të improvizuar deputetë dhe qytetarë do të bëjnë denoncime kundër qeverisë. Në protestë, e cilia fillon në orë 18:00 janë thirrur qytetarët e të gjithë vendit dhe është e para që mbahet përballë zyrës së Edi […]
PD nis sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së kryeministrisë një protestë ndryshe, ku nëpërmjet një platforme të improvizuar deputetë dhe qytetarë do të bëjnë denoncime kundër qeverisë.
Në protestë, e cilia fillon në orë 18:00 janë thirrur qytetarët e të gjithë vendit dhe është e para që mbahet përballë zyrës së Edi Ramës, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Për të koordinuar protestën, kreu i PD ka zhvilluar javën e shkuar takime me strukturat e PD, por edhe me aleatët, që gjithashtu do të jenë pjesë.
Protesta, sipas demokratëve, nis për shkak se mazhoranca nuk i jep hapësirë opozitës për të bërë debat në parlament. Kjo platformë do të mbahet një herë në javë, dhe në të do të flasin jo vetëm deputetë e figura politike, por edhe qytetarë të thjeshtë.