PDSH-ja organizonte dërgimin e luftëtarëve në Kosharë, na ndihmoi Zamir Dika dhe Flamur Ame

Ish-ushtari i luftrave të UÇK-së në Kosovë e Maqedoni, Shaip Zeneli, për emisionin “DIALOG te LAJMI” që e realizon“Lajm tv” dhe gazeta “Lajm” ka folur për herë të parë për organizimet dhe aktivitetet e para të organizimit të luftës së Kosov...

shtator 18, 2026 - 17:30
PDSH-ja organizonte dërgimin e luftëtarëve në Kosharë, na ndihmoi Zamir Dika dhe Flamur Ame

Ish-ushtari i luftrave të UÇK-së në Kosovë e Maqedoni, Shaip Zeneli, për emisionin “DIALOG te LAJMI” që e realizon“Lajm tv” dhe gazeta “Lajm” ka folur për herë të parë për organizimet dhe aktivitetet e para të organizimit të luftës së Kosovës këtu në Maqedoni, bashkë me shokun e tij të ngushtë Sakip Fetai.

“Të them të drejtën, Sakipin s’kena dashtë me marrë asnjëherë. Ishte shumë ri, 17 vjet. Unë e Imrija, veç i kishim nga 20 vjet, d.m.th kishte tjerë 19, 21 organizimi… Mirëpo ishte aq insistues, ishte aq, d.m.th na u bë rriqën edhe nuk mund të shqepish më prej tij. I vendosur, shumë vendosur. Po atë duhet ta them, d.m.th, a, rinia e asaj kohe, prej moshës 17 vjeçare.. na kemi pasur edhe shokë tjerë e dinë edhe Sakipi në luftë, na kemi edhe dëshmorë 17 vjeçarë, 18 vjeçar, 19 vjeçar, po edhe 16 vjeçar. Poashtu në luftën e 2001-it kemi patur dëshmorë edhe 13 vjeçar.

Domethënë ajo etja që e ke për liri ndoshta të pjekë më herët, para kohe. E ne ishim të rinjë. Gjatë fazës pregatitore jemi rritë, edhe unë, edhe Sakipi, por edhe shumë ushtarë tjerë. Pa gjak liria nuk po vike në tepsi. Edhe e kena pas të qartë atë. Pa e derdhur gjakun, pa i dhënë mundin, liria nuk fitohet. Edhe falë Zotit, e arritëm edhe e shijuam ate liri edhe shijojmë qatë liri edhe sot e kësaj dite. Pra, jemi nisur nga Shkupi, atëherë ishin takimet. Po duhet me përmendë, se atëhere si pikë në organizimin (pikë takimi) e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), duhet të jemi sinqertë, ishte Çajtoria edhe disa zyre, aty ku bëheshin edhe grumbullimi i aktivistëve, jo vetëm të partisë, mirëpo dhe aktivistë të ndryshëm. Ishin dy-tre zyre, aty që grumbullonin edhe ndihma të ndryshme edhe bëhej, bëhej dërgimi deri në kufi në Bllacë. Atëherë veç që ishin ato valët e para të ardhur të refugjatëve dhe ne për ato diku një muaj kemi qenë përditë, takime të përditshme, duke i shikuar ato se si vijnë refugjatët.

Edhe ajo na e shtron edhe një, edhe një barrë mbi shpirtin tonë, ne ndjejmë pak edhe më, më thellë, ai mallëngjimi. Pastaj kur dëgjosh për vrasjet, masakrat, përmendi edhe Sakipi, masakrën e Prekazit, ose qëndresën heroike, të komandantit legjendar me 5, 6,7 mars, d.m.th ajo ishte vendimi dhe prej aty, nisemi direkt tek zyret e PDSH-së në Tetovë. Fillimisht kishte një rezistim. Jo ka sot, jo s’ka sot. Jo ne nuk e bëjmë, jo nuk e bëjmë. Mirëpo, me ndihmën e një miku tonë të atëhershëm, unë, një deputeti, një grup prej 8 vetave, nisemi prej Tetovë-Dibër.

Do t’ia përmendim emrin apo jo? Po, unë mendoj se duhet t’ia vlejë t’ia përmendim emrin se njeri ka rrezikuar jetën bashkë. E ka rrezikuar edhe jetën edhe ka dhënë kontribut shumë të madh. Unë mendoj se duhet t’i falenderohemi. Po edhe t’i falenderohemi, d.m.th deputetit Zamir Dika. Zamir Dika është njeriu… Kemi qenë në veturën e tij deri në Dibër. Dibër na ka pritur, a, një aktivist i dallum për neve, Flamur Ame, të cilin vetëm brenda asaj nate, d.m.th jemi bërë diku 40-48 veta në shtëpin e tij. Të gjithëve na ka pritur. Na ka pritur me ujë, me atë ushqim sa kishte mundësi.

Një darkë kështu modeste e kemi ngrënë. Edhe me tesha. Ai që s’kishte tesha, pak, tesha pak më trashë, ndonjë jakne e kështu me rradhë i ka dhënë. Të nesërmen i njejti organizon, daljen, prej shtëpisë së tij edhe dalim në Dibër, nga ana tjetër e Shqipërisë. Edhe këtu duhet ta falenderojmë kështu jashtëzakonisht se të gjithëve atë që s’kishim pare na dha atëherë ka 20 marka. Ka 20 marka na jep në dorë edhe e nxjerr telefonin, tha, “Kush do me fol në telefon?”, tha, “Urdhëroni”, tha, “se kjo është, rasti i fundit që mund të flitni në telefon”. Edhe aty shumica e kemi shfrytëzu rastin, telefonojmë nëpër shtëpitë tona dhe t’i tregojmë se na veç jemi nisur. Bile-bile unë e mbaj mend kur jemi nis prej shtëpisë së Flamurit, tha, “Hajde”, tha, “ti me mu”, tha, “se më i riu”, tha, “këtu në këtë grup”.

E mbaj mend, bile edhe veturën e ka pasur një “Opel Vectra” të kuqe. Tha, “Ti hajde me mu”, tha, “deri në kufi”, tha, “une kam përgjegjësi në anën tjeter”, tha, “je në tokën shqiptare”, ka rrëfyer Shaip Zeneli duke i rikujtuar ditët sa të vështira, po aq edhe krenarë të përgatitjes për luftën e Kosovës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.