Peci: Qeveri pa VV s’mund të imagjinohet, s’besoj që Kryeministri Kurti ka mungesë vullneti për partneritete dhe koalicione
Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci foli për krijimin e qeverisë së re, ku tha se e përjashtojnë një bashkëpunim të mundshëm me Listën Serbe. Përveç bashkëpunimit me partinë e Nenad Rashiq, ai tha se pjesa tjetër do të duhet të diskutohet pas çertifikimit të rezultateve. Ai nuk mendon që kryeministri Kurti ka mungesë vullneti
Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci foli për krijimin e qeverisë së re, ku tha se e përjashtojnë një bashkëpunim të mundshëm me Listën Serbe. Përveç bashkëpunimit me partinë e Nenad Rashiq, ai tha se pjesa tjetër do të duhet të diskutohet pas çertifikimit të rezultateve.
Ai nuk mendon që kryeministri Kurti ka mungesë vullneti që të ketë partneritete dhe koalicione.
“Ne kemi shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Distanca prej partisë së parë tek e dyta është më e madhe se sa përqindje e partisë së dytë që ka dalur nga votat e qytetarëve. Për momentin nuk kemi as një gatishmëri dhe as vullnet që të kemi një bashkëpunim me Listën Serbe. Ekziston një ministër dhe një parti politike, e cila e njeh Republikën e Kosovës, i cili është lojal ndaj Republikës së Kosovës, i cili e ka fituar një mandat, ai është Nenad Rashiq dhe partia e tij. Vota e tij, numri i deputetëve tanë që për momentin është 48-të, tregon se kemi nevojën e partneriteve pas çertifikimit të rezultateve finale. Cila janë opsionet, do të shihet vetëm atëherë, kur do të finalizohet zyrtarisht procesi.”, tha Peci.
Tutje, ai tha se nuk mund të imagjinohet asesi një qeveri tjetër e formuar pa prezencën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo sepse kjo forcë politike ka besimin më të madh të qytetarëve