Ambasadori i Kosovës në SHBA takohet me Richard Grenell
Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli mori pjesë në një pritje diplomatike në Qendrën Kennedy, ku Richard Grenell është drejtor i përkohshëm. Dugolli aty u takua me zyrtarë amerikanë. Dugolli përmes një shkrimi në rrjetin X bëri të ditur se aty u takua me Zonjën e Dytë të SHBA-ve, Usha Vance, sekretarin e Tregtisë


Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli mori pjesë në një pritje diplomatike në Qendrën Kennedy, ku Richard Grenell është drejtor i përkohshëm. Dugolli aty u takua me zyrtarë amerikanë.
Dugolli përmes një shkrimi në rrjetin X bëri të ditur se aty u takua me Zonjën e Dytë të SHBA-ve, Usha Vance, sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick , me Emisarin Special Richard Grenell dhe ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich.
Dugolli ka shpërndarë edhe disa fotografi nga kjo pritje diplomatike:
It was a pleasure to attend a diplomatic reception at the Kennedy Center last evening and to meet the Second Lady Usha Vance, Secretary of Commerce Howard Lutnick, Ambassador Richard Grenell, former Speaker of the House Newt Gingrich, and others. pic.twitter.com/5a8zZIAAC9
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) March 7, 2025