Në katër ditët e ardhshme, transporti publik dhe teleferiku në Shkup do të punojnë me orar të kufizuar
Ndërmarrja për Qarkullim Publik (NQP) “Shkup” ka paralajmëruar që fundjava e vazhduar do të kalojë me disa kufizime në transportin publik në Shkup, duke përfshirë edhe teleferikun, transmeton Portalb.mk. “Më 4, 6 dhe 7 janar, do të punohet do të punohet sipas orarit të së dielës”, sqarojnë nga NQP “Shkup”, duke sqaruar që dita e […]
Ndërmarrja për Qarkullim Publik (NQP) “Shkup” ka paralajmëruar që fundjava e vazhduar do të kalojë me disa kufizime në transportin publik në Shkup, duke përfshirë edhe teleferikun, transmeton Portalb.mk.
“Më 4, 6 dhe 7 janar, do të punohet do të punohet sipas orarit të së dielës”, sqarojnë nga NQP “Shkup”, duke sqaruar që dita e hënë dhe e martë do të jetë festë.
Teleferiku më 4 dhe 7 janar do të punojë prej orës 10:00 deri në ora 17:00, ndërsa të hënën nuk do të punojë. Shitja e biletave do të jetë e mundshme vetëm në Stacionin e autobusëve dhe te Tregu i Gjelbër.
Ndryshe, 7 janari do të jetë ditë jopune për gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut për shkak të krishtlindjeve.