Për herë të parë që nga fillimi i luftës, një anije nga Evropa Perëndimore kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit

Një anije me kontejnerë në pronësi franceze ka kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, në atë që duket të jetë kalimi i parë i njohur i një anijeje të lidhur me Evropën Perëndimore që kur konflikti në Iran ka ndaluar pothuajse të gjithë trafikun në këtë rrugë kyçe detare. Anija, e emërtuar CMA CGM Kribi, u […]

Prill 3, 2026 - 16:00
Për herë të parë që nga fillimi i luftës, një anije nga Evropa Perëndimore kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit

Një anije me kontejnerë në pronësi franceze ka kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, në atë që duket të jetë kalimi i parë i njohur i një anijeje të lidhur me Evropën Perëndimore që kur konflikti në Iran ka ndaluar pothuajse të gjithë trafikun në këtë rrugë kyçe detare.

Anija, e emërtuar CMA CGM Kribi, u nis të enjten pasdite nga ujërat pranë Dubait drejt Iranit, duke transmetuar sinjal që tregon pronësinë franceze, sipas të dhënave të ndjekjes së anijeve, shkruan bloomberg.

Ajo udhëtoi pranë bregut iranian, përmes një kanali midis ishujve Qeshm dhe Larak, dhe më pas sinjalizoi se ndodhej pranë Muscatit të Omanit, me burime që konfirmuan se kalimi ishte i suksesshëm.

Kalimet nëpër Ngushticën e Hormuzit kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më shumë se një muaj më parë, dhe tani vetëm një numër i vogël anijesh – kryesisht të lidhura me vende që kanë raporte të mira me Teheranin – janë duke kaluar.

Iranit po i jepet rol kontrollues për këtë zonë, duke krijuar edhe sisteme ku kalimet miratohen paraprakisht, dhe disa vende si Pakistani kanë arritur marrëveshje për kalime të anijeve të tyre.

Kalimi i CMA CGM Kribi konsiderohet si zhvillim i rëndësishëm pasi tregon se, edhe në një situatë të tensionuar, anijet tregtare nga Evropa Perëndimore po gjejnë mënyra për të përdorur këtë rrugë detare kritike për tregtinë globale. /Telegrafi