Për shkak të shpejtësisë së madhe, vetëm dje policia e Maqedonisë ka privuar nga liria pesë shoferë
Të dielën në ora 11:20 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria personin A.I.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 103 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është […]
Të dielën në ora 11:20 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria personin A.I.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 103 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Gjatë ditës së diel në ora 11:50 në rrugën rajonale Zhelinë-fshati Jegunoc, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria personin I.R.(41) nga fshati Sllatinë. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 104 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Po ashtu të dielën në ora 12:18 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria B.T.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve ” Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 111 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Të dielën në ora 12:58 në rrugën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, pjesëtarë të policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin N.B. (25) nga Shqipëria. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ajo drejtonte automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi prej 189 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Të dielën në ora 14:44 në rrugën Tetovë – Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria personin R.V.(19) nga fshati Vicë Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 156 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.