Mickoski: Shkalla e varfërisë shënon ulje, ndërsa indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se shkalla e varfërisë ka shënuar ulje në vend. Ai tha se edhe i ashtuquajturi indeks Gini në Maqedoni është më i miri në katër vitet e fundit. “Sa i përket shkallës së varfërisë, dua të them se në vitin 2024 ajo është më e ulët se në vitin […]

dhjetor 29, 2025 - 19:30
 0
Mickoski: Shkalla e varfërisë shënon ulje, ndërsa indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se shkalla e varfërisë ka shënuar ulje në vend.

Ai tha se edhe i ashtuquajturi indeks Gini në Maqedoni është më i miri në katër vitet e fundit.

“Sa i përket shkallës së varfërisë, dua të them se në vitin 2024 ajo është më e ulët se në vitin 2023 dhe është më e mira që nga viti 2020 e këndej. Nëse në vitin 2020 shkalla e varfërisë ka qenë 23%, në vitin 2023 ka qenë 22,2%, ndërsa në vitin 2024 është 21,9%.

Kur bëhet fjalë për pabarazinë e të ardhurave, përkatësisht të ashtuquajturin indeks Gini në Maqedoni edhe ai është më i miri në katër vitet e fundit në vitin 2024. Nga 33,3% tani ka rënë në 29,1% dhe është më i miri në rajon”, deklaroi kryeministri Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.

Ai theksoi se indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit dhe është më i mirë se mesatarja evropiane dhe se të gjitha shtetet e rajonit, çka do të thotë se ka barazi më të madhe në shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet popullsisë.