Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për Gjeneratën 01-2024 të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky kurs ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e SHBA-së. Bëhet e ditur se ai ka për qëllim të përgatis nënoficerët e


Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për Gjeneratën 01-2024 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky kurs ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e SHBA-së.
Bëhet e ditur se ai ka për qëllim të përgatis nënoficerët e lartë të FSK së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses.
“KDS në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të doktrinës është hera e parë që ka filluar realizimin e këtij kursi të karrierës për nënoficerët e lartë”, bën të ditur FSK-ja.