Përkujtimi i Arbën Xhaferit nga njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët me këtë figurë
Shkruan: Orhan Ibrahimi, ish-deputet A ka torturë më të madhe, ndjenjë më neveritësë se të përcjellësh një event në nderim të figurës së Arbën Xhaferit, e prezent në atë ngjarje të jenë shumë personalitete që nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë figurë. Këtë ngjarje e kishtë nderuar me një ligjeratë për figurën e A. […]
Shkruan: Orhan Ibrahimi, ish-deputet
A ka torturë më të madhe, ndjenjë më neveritësë se të përcjellësh një event në nderim të figurës së Arbën Xhaferit, e prezent në atë ngjarje të jenë shumë personalitete që nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë figurë.
Këtë ngjarje e kishtë nderuar me një ligjeratë për figurën e A. Xhaferit, edhe Kryeministri Edi Rama.
Ai, në hyrje të ligjerimit kishte theksuar, citoj: “desha të ndaj disa fjalë të Arben Xhaferit dhe sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë, nuk do i bënte të ndiheshin mirë, atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe ekrane”;
“Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra me e madhe, ai përgjigjet, integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.”
Ju, z. Kryeminsitër, nënvizuat, se po të jetë gjallë Arbni, do ta venim në siklet!
Edhe më keq, pse e vure në siklet edhe për së vdekuri, përse?
Çka kanë të përbashkët Arbni me Ali Ahmetin dhe me disa të tjerë që paskan qenë në këtë ngjarje, vërtetë mendon se Aliu me kto pasusit e tij, ëndërr e kanë “integrimin e popullit shqiptar në sistemin e vlerave perëndimore”?!
Vallë të jesh në Listën e Zezë Amerikane është pjesë sistemit të vlerave perëndimore?!
Aliu, Ali Ahmeti, i cili tërë kohën sa ishte gjallë Arbni, ka tentuar ta baltosë, ti thurrë komplote, ka tentuar që t’ia ndalë edhe zërin që mos t’i ndëgjohej, ka kërcnuar dhe shantazhuar njërëz që e rrethonin Arbnin, është munduar që ta vras politikisht.
Për t’u qartësuar figura e vërtetë e Alisë dhe BDI-së, duhet t’ia kujtojmë atij dhe opinionit, deklaratën kur patën thënë, se Arbnit i janë harxhuar bateritë.
“Batery low” !
Kjo thënie është më kuptimplotja dhe më së miri e pëshrshkruan personalitetin e Ali Ahmetit dhe krijesën e tij BDi-në, nivelin shpirtëror, intelektual dhe anën morale të tyre. Në të vërtet ky ishte mendimi më autentik që i zbërthen vet ato.
Arbën Xhaferi gjatë tërë aktivitetit politik, kishte bërë vetëm një gabim politik.
Ai, në fillim të vitit 2001, e besoj figurën e Ali Ahmetit!
Për figurën e Alisë, për gabimin që e bëri në ndërtimin e këtij monumenti fatkeq për shqiptarët, Arbni ka folur dhe ka shkruar dhjetra herë. Ku me një formë apo tjetër, Ai kërkon falje publike.
E si mund të sillej ndryshe një figurë poliedrike, një kolos siç qe Arben Xhaferi. Nuk mund të heshte…
E gjithë veprimtaria, i tërë potenciali, në të gjitha intervistat, qofshin ato elektronike apo të shkruara, në eset, në ligjerimet e tija ka proklamuar dhe na ka folur se si intelektuali duhet ti paraprijë proceseve dhe si duhet të sherbehet vetëm me të vërtetën, Ai na ka mësuar se si duhet të organizohemi, se si duhet të rrezistohet, se si duhet ta marrim fatin në duart tona. Sepse një komb me identitet të konsoliduar duhet të organizohet politikisht, të drejtat, barazia dhe liria nuk dhurohen por ato fitohen.
Të gjithë ata që janë rreth e rrotull Alisë, në mënyrë të drejtëperdrejtë apo tërthorazi, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurr përkrahës dhe pasues të ideve të Arbnit.
Sepse këto dy figura dallojnë si nata me ditën, si e zeza me të bardhen.
Njëri përfaqson zollumin, injorancën, paaftësinë, ligësinë, servilizmin, fodullukën, hajninë, papastërtinë morale dhe shitjen e intersave kombëtare.
Kurse tjetri përfaqson soidaritetin dhe përkujdesin, aftësinë e pazakont, intelegjencën gjeniale, ndërgjegjen e pastër, moralin njerëzor, modestin dhe çiltërsinë, si dhe mbrojtës i interesave kombëtare deri në frymën e fundit.