Shtetasi i Turqisë kapet duke transportuar emigrantë në Maqedoni, voziste “Golf” me targa të Shkupit
Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një shtetas i Turqisë, i cili po kontrabandiste emigrantë. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Sot (12.12.2024) në ora 01:30 në rrugën lokale Bogorodicë – Stojakovë, në vendin e quajtur “Tablla”, zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim dhe kontroll […]

Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një shtetas i Turqisë, i cili po kontrabandiste emigrantë. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
“Sot (12.12.2024) në ora 01:30 në rrugën lokale Bogorodicë – Stojakovë, në vendin e quajtur “Tablla”, zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim dhe kontroll kufitar “Bogorodicë”, kanë privuar nga liria J.T. (29) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur tetë emigrantë, tre nga Siria, tre nga Afganistani dhe dy nga Iraku”, thonë nga MPB.