Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar

Dje pasdite, rreth orës 16:40, ka ndodhur një përleshje fizike mes pasagjerëve në një avion që kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga Gjermania, raporton TV21. Sipas njoftimit të The post Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 15, 2026 - 18:00
 0
Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar

Dje pasdite, rreth orës 16:40, ka ndodhur një përleshje fizike mes pasagjerëve në një avion që kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga Gjermania, raporton TV21.

Sipas njoftimit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, përleshja ka përfshirë dy persona nga Shkupi dhe Gjermania në njërën anë, dhe një person nga fshati Llopat, Kumanovë në anën tjetër:

  • G.F. (49 vjeç) nga Gjermania
  • G.F. (45 vjeç) nga Shkupi
  • Sh.S. (38 vjeç) nga Llopat, Kumanovë

Ngjarja është raportuar nga Pika Kufitare e Aeroportit të Shkupit, dhe rasti është regjistruar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për shkaqet e përleshjes, por po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat.

Flaka

The post Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .