Përmbledhja e takimeve të presidentes Osmani në Uashington D.C

Gjatë vizitës zyrtare në Uashington, D.C., presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve. Gjatë qëndrimit të saj në D.C., Osmani mbajti: -Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis

shkurt 8, 2025 - 14:00
 0  4
Përmbledhja e takimeve të presidentes Osmani në Uashington D.C
permbledhja-e-takimeve-te-presidentes-osmani-ne-uashington-d.c

permbledhja-e-takimeve-te-presidentes-osmani-ne-uashington-d.c

Gjatë vizitës zyrtare në Uashington, D.C., presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve.

Gjatë qëndrimit të saj në D.C., Osmani mbajti:

-Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono;

-Takim me Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së;

-Takim me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve;

-Takim me Kongresistin Mike Lawler;

-Fjalim kryesor në Drekën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve, para mijëra pjesëmarrësve, organizuar nga Kongresi Amerikan në Uashington, D.C.;

-Fjalim në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, ku ishte e ftuar nderi;

-Fjalim në darkën e Young Presidents Organization, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit;

-Takim me nobelistin dhe ish-Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley;

-Takim me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation, një nga institutet më me ndikim në politikën publike amerikane.

E para e vendit gjithashtu mori pjesë në:

-Mëngjesin e Lutjeve, ku mbajti fjalim Presidenti Trump;

-Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill;

-Darkën hapëse të takimit të sivjetëm të Mëngjesit të Lutjeve.

Gjatë këtyre aktiviteteve, Osmani pati rastin të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Burundit, kryeministrin e Fixhit, nënkryetarin e Parlamentit të Filipineve, ish-presidentë dhe ish-kryeministra nga mbarë bota, si dhe me kongresistë, guvernatorë dhe liderë nga bota e biznesit.

Po ashtu, presidentja zhvilloi takime edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.