Hamza: Unë do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, pagat dhe pensionet do t’i rris në vitin e parë
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurti. Ai është shprehur i bindur se në këto zgjedhje PDK-ja do të jetë parti fituese. Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hamza ka treguar se këtë bindje e ka fituar në takimet që ka pasur me qytetarët nëpër
![Hamza: Unë do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, pagat dhe pensionet do t’i rris në vitin e parë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710231-hamza-une-do-ta-udheheq-qeverine-e-ardhshme-pagat-dhe-pensionet-do-ti-rris-ne-vitin-e-pare.png)
![hamza:-une-do-ta-udheheq-qeverine-e-ardhshme,-pagat-dhe-pensionet-do-t’i-rris-ne-vitin-e-pare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710231-hamza-une-do-ta-udheheq-qeverine-e-ardhshme-pagat-dhe-pensionet-do-ti-rris-ne-vitin-e-pare.png)
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurti. Ai është shprehur i bindur se në këto zgjedhje PDK-ja do të jetë parti fituese.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hamza ka treguar se këtë bindje e ka fituar në takimet që ka pasur me qytetarët nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.
“Ka një disponim që të ketë përkrahje në dobi të PDK-së dhe të marrin një rezultat, i cili na mundëson me e udhëheq Qeverinë. Jam i bindur se do ta udhëheqim Kosovën në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hamza.
Ai ka bërë një krahasim me vitin 2021, kur në zgjedhjet lokale për kryetar të Mitrovicës e kishte mposhtur në raundin e parë kandidatin e VV-së, i cili përkrahej fuqishëm nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij.