Shërbimet hotelierike më të shtrenjta për 3,5% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar

Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndryshime krahasuar me muajin nëntor, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Megjithatë, në krahasim me dhjetorin e The post Shërbimet hotelierike më të shtrenjta për 3,5% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 10, 2026 - 13:30
 0
Shërbimet hotelierike më të shtrenjta për 3,5% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar

Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndryshime krahasuar me muajin nëntor, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Megjithatë, në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, çmimet janë rritur për 3,5 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–dhjetor 2025, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 4,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ndërsa krahasuar vetëm me dhjetorin e vitit 2024, rritja arrin 2,3 për qind.

Nga Enti për Statistikë bëjnë të ditur se çmimet në hotelieri për grupet Ushqim, Pije alkoolike, Pije joalkoolike dhe Netët e kaluara, gjatë dhjetorit 2025 në raport me nëntorin 2025, kanë mbetur të pandryshuara. Gazeta Flaka

The post Shërbimet hotelierike më të shtrenjta për 3,5% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .