Përmbytjet në Kërçovë dhe rajon: 150 persona evakuar, rrugë dhe shtëpi të dëmtuara

Numri i të evakuuarve në Kërçovë ka arritur në 150 persona për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Të evakuuarit po strehohen në The post Përmbytjet në Kërçovë dhe rajon: 150 persona evakuar, rrugë dhe shtëpi të dëmtuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 11, 2026 - 17:30
 0
Përmbytjet në Kërçovë dhe rajon: 150 persona evakuar, rrugë dhe shtëpi të dëmtuara

Numri i të evakuuarve në Kërçovë ka arritur në 150 persona për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Të evakuuarit po strehohen në sallën sportive “Hristo Uzunov”, ku po marrin kujdes nga autoritetet lokale dhe Kryqi i Kuq i Kërçovës.

Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) njofton se situata mbetet kritike në rrugën “Prilepska”, ku po kryhet pastrimi i kanaleve dhe shtratit të lumit Zajaska me mekanizëm të rëndë. Përveç Kërçovës, situata problematike vazhdon në disa rajone të tjera të përmbytura.

Sipas raportit të QMK:

  • Në Dollnen, fshati Lazhanë është dëmtuar oborri dhe kati përdhes i një shtëpie.
  • Në Peshtalevë ka përmbytje për shkak të kanaleve të papastruara.
  • Në Strugë, janë përmbytur oborre dhe shtëpi në zonën e Misleshevski Pat. Njësia e zjarrfikësve po intervenon me pompa dhe mekanizëm ndërtimor.
  • Në Gostivar, rruga Tumçevishte – Çegran nuk është e sigurt për qarkullim.
  • Në Prespë janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi dhe magazine, ndërsa po kryhet largimi i ujit dhe pastrimi i zonave të rrezikuara.
  • Në Krushevë, uji për pije duhet të zihet përpara përdorimit, pasi është turbulluar nga reshjet.

Autoritetet po vazhdojnë monitorimin dhe intervenimin në të gjitha zonat e prekura, ndërsa bëjnë apel për kujdes dhe respektim të masave të sigurisë.

Flaka

The post Përmbytjet në Kërçovë dhe rajon: 150 persona evakuar, rrugë dhe shtëpi të dëmtuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .