Bazar katërditor i fundvitit në sheshin Skënderbeu në Shkup

Bazar i Fundvitit në Çair hapi dyert sonte në Sheshin Skënderbe, duke shënuar fillimin e një atmosfere festive me interesim të lartë nga qytetarët, thonë nga Komuna e Çairit, transmeton Portalb.mk. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi u gjallërua me vizitorë të shumtë që shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe programin muzikor. “Mbrëmja u shoqërua me […]

dhjetor 28, 2025 - 14:30
 0
Bazar katërditor i fundvitit në sheshin Skënderbeu në Shkup

Bazar i Fundvitit në Çair hapi dyert sonte në Sheshin Skënderbe, duke shënuar fillimin e një atmosfere festive me interesim të lartë nga qytetarët, thonë nga Komuna e Çairit, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi u gjallërua me vizitorë të shumtë që shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe programin muzikor.

“Mbrëmja u shoqërua me performancë muzikore nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të këndshëm për të gjitha moshat. Bazar i Fundvitit do të vazhdojë edhe tri netë të tjera. Nesër, nga ora 18:00, do të organizohet program i posaçëm për fëmijë me maskota dhe aktivitete festive, ndërsa nga ora 19:00 deri në 21:00, atmosfera do të vazhdojë sërish me DJ Edmir”, thonë nga Komuna.