Përparim Rama: Hajrullah Çeko – gënjeshtar patologjik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur për përleshjen e djeshme para objektit të Komunës. Rama ka thënë se Hajrulla Çeko është gënjeshtar patologjik, pasi në pamje shihet se asamblist i LDK-së sulmohet i pari. “Çfarë hipokriti, kur e dimë si ka ardhur partia në pushtet. Me mollotova, me gjëra të tjera. Vandalizëm. Gënjeshtar patologjik. […]

shtator 26, 2025 - 00:30
 0
Përparim Rama: Hajrullah Çeko – gënjeshtar patologjik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur për përleshjen e djeshme para objektit të Komunës.

Rama ka thënë se Hajrulla Çeko është gënjeshtar patologjik, pasi në pamje shihet se asamblist i LDK-së sulmohet i pari.

“Çfarë hipokriti, kur e dimë si ka ardhur partia në pushtet. Me mollotova, me gjëra të tjera. Vandalizëm. Gënjeshtar patologjik. Këtu shihet qartë që Samiu është ai, ja ku vjen tjetri, edhe i mëshon. E kundërta me atë që thotë Çeko, këto gënjeshtra i ka bërë krejt kohën. Ça ka thënë për lojërat mesdhetare, gënjeshtar patologjik”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.