U gjobit për tejkalim shpejtësie, shoferi iu shkakton lëndime trupore tre policëve
Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë dhe shkaktoi rrezik serioz në trafikun rrugor. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, rasti ndodhi më 7 tetor 2025, rreth orës 21:00, kur patrulla policore ndaloi një automjet me targa të huaja që po


Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë dhe shkaktoi rrezik serioz në trafikun rrugor.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, rasti ndodhi më 7 tetor 2025, rreth orës 21:00, kur patrulla policore ndaloi një automjet me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 185 km/h në një zonë ku lejohet 80 km/h.
Ngasësit i është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjeteve për 6 muaj.
Megjithatë, ai nuk iu bind urdhrave të policisë, por vazhdoi të voziste në mënyrë të rrezikshme dhe u largua nga vendi i ndalimit, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Gjatë ndalimit të tij në fshatin Hodonoc, personi ka rezistuar dhe ka shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policorë.
Ai u arrestua dhe pas procedurave ligjore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i cili po hetohet nga hetues të Stacionit Policor Kamenicë.
