Përpjekje e re për zgjedhjen e Këshillit të ri Programor të RTM-së, gjashtë vjet pas skadimit të mandatit

Gjashtë vjet pas skadimit të mandatit, Kuvendi është në tentativë të re për të zgjedhur Këshillin Programor të RTVM-së. Komisioni Parlamentar i Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të përgatisë listën me 13 kandidatë nga 24 të regjistruar për anëtarë të Këshillit me mandat pesëvjeçar. Fillimisht për pozitat aplikuan 37 kandidatë, por Komisioni javën e kaluar ka […]

Prill 14, 2025 - 21:00
 0  6
Përpjekje e re për zgjedhjen e Këshillit të ri Programor të RTM-së, gjashtë vjet pas skadimit të mandatit
Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM)

Gjashtë vjet pas skadimit të mandatit, Kuvendi është në tentativë të re për të zgjedhur Këshillin Programor të RTVM-së. Komisioni Parlamentar i Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të përgatisë listën me 13 kandidatë nga 24 të regjistruar për anëtarë të Këshillit me mandat pesëvjeçar.

Fillimisht për pozitat aplikuan 37 kandidatë, por Komisioni javën e kaluar ka refuzuar 13 aplikime për shkak të dokumentacionit jo të plotë.

Të gjithë kandidatët paraqitën vizionin e tyre për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë, ndërsa për të arriturat e Serivisit Publik foli edhe zv.Kryetari dhe anëtari i Këshillit programor.

“RTVM me 8 kanale sot, dhe 4 kanale radio tashmë është një institucion i cili ka konsolidu prestigjin në fushën e mediave. Si Televizion Publik, RTMV ka hy dhe qëndron lartë në pejsazhin televiziv të Maqedonisë, duke e shquar vetën për cilësi, inovacion dhe kreativitet. Si një shërbim radiodifuziv që transmeton përmbajtje në 9 gjuhë, RTMV është shërbimi i vetëm publik në rajonë që ofron një program të tillë kaq të pasur dhe të larmishëm”, tha një ndër kandidatët, Vedat Memedaliu.

“Sikur na mungon një kohezion i programeve aty ne Televizion, Mendoj se do të duhet një lloj përpilimi tjetër i programit në Televizion. Fëmijët tanë, gjeneratat e reja sikur mjaftë janë të ngarkuar me debate publike, politike, ekonomike, ndërkohë ato duhet të jenë më të relaksuar”, deklaroi Valdeta Kasapi, një tjetër kandidate.

“Një kompetencë mjaftë e rëndësishme të Këshilli Programorë është edhe zgjedhja e Drejtorit dhe zv/Drejtorit të RTVM, do të përpiqem dhe të kontriboj që në pozitën e drejtorit dhe të zv/drejtorit të zgjidhen kandidat, dhe ai i cili do të ofroj program më kualitativ”, u shpreh Ilir Ramadani, kandidat.

Përveç Vedat Memedaliut, Valdeta Kasapit dhe Ilir Ramadanit, në mesin e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe do të ndërgjohen janë edhe Llazo Tërpkov, Burim Ramadani, Patriot Lumani, Riste Panov, Davor Pashovski, Marjan Veleski, Mile Grozdanovski, Selpin Kerim, Smillka Janevska Sarkanjas, Nikolla Madic, Anita Selimi, Muzbajdin Qamili, Ivana Efremevski, Biljana Babiq, Vlladimir Palashevski, Tomisllav Kezharovski, Vlladimir Krstevski, Bekim Laçi, dhe Maja Sedrak.

Gjashtë anëtarë të Këshillit aktual të zgjedhur në vitin 2014, i cili prej shumë vitesh është shënjestër e kritikave për partizimi, kanë aplikuar për një mandat tjetër. Mandati i tyre përfundoi në vitin 2019, por ata vazhduan të shërbenin në Këshill derisa u zgjodh një përbërje e re.

Shumica e të regjistruarve aktualisht janë gazetarë apo ish-gazetarë, por ka edhe politologë, juristë, regjisorë, producentë, aktorë, inxhinierë, muzikantë…

Në mesin e të regjistruarve është edhe kryetarja aktuale e Këshillit Programor, profesoresha e FSHKI-t Smilka Janeska Sarkanjac, bashkëshortja e ideologut joformal të VMRO-DPMNE-së, profesorit Branislav Sarkanjac, i cili dikur ishte këshilltar i kryeministrit Nikola Gruevski.

Është raportuar edhe për producentin Nikolla Madiq, bashkëshort i ish-zëvendësministres së Drejtësisë nga LSDM, Viktorija Madiq Avramovska.

Kuvendi tentoi të zgjidhte një këshill të ri programor të RTVM-së si në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2021, por nuk siguroi shumicën e kërkuar prej dy të tretave, kështu që i vjetri vazhdoi të funksionojë.

Situata është e ngjashme me Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Edhe atje Këshilli u zgjodh në vitin 2014 dhe vazhdon të punojë derisa të zgjidhet një i ri. Tentativa nga fillimi i këtij viti është përcjellë edhe me akuza për politizim. Lista u krijua, por me sa duket kishte problem me sigurimin e shumicës, ndaj nuk hyri në rendin e ditës të seancës plenare.