KShPK: Procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë personale nuk e dëmtojnë institucionin

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njoftoi sot në një deklaratë me shkrim se vazhdon të zbatojë aktivitetet dhe detyrimet e tij aktuale, duke mbetur plotësisht në përputhje me parimet e integritetit, transparencës dhe sundimit të ligjit, transmeton Portalb.mk. Ata thonë se misioni i KSHPK-së për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në të gjitha […]

Prill 28, 2025 - 19:00
 0  6
KShPK: Procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë personale nuk e dëmtojnë institucionin
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)/Antikorrupsioni. Foto: Meta.mk

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njoftoi sot në një deklaratë me shkrim se vazhdon të zbatojë aktivitetet dhe detyrimet e tij aktuale, duke mbetur plotësisht në përputhje me parimet e integritetit, transparencës dhe sundimit të ligjit, transmeton Portalb.mk.

Ata thonë se misioni i KSHPK-së për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet mbetet i pandryshuar dhe më i fortë se kurrë.

“KSHPK-ja si institucion vazhdon të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe mandatin e saj. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e besimit publik. Prandaj, do të vazhdojmë të punojmë me transparencën më të lartë dhe të bashkëpunojmë me institucionet kompetente, duke siguruar respektimin e ligjeve dhe standardet më të larta etike brenda KSHPK-së”, deklaron Antikorrupsioni.

Ata sigurojnë që procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë individuale nuk e dëmtojnë angazhimin institucional dhe kolektiv.

Ish-kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, tha sot se kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga pozicioni i saj sepse ajo ende po e infekton institucionin.

Kryetarja aktuale e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska, javën e kaluar u përfshi në listën e të dyshuarve me të cilët Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PHP NKOK) zgjeroi hetimin në rastin “Aditiv”, i cili ka të bëjë me një krim në EMV-në shtetërore me vlerë 6.5 milionë euro.

Dimitrovska dyshohet se i ka zbuluar sekrete zyrtare një të pandehuri tjetër në këtë rast.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ka përfshirë edhe tre persona të tjerë në hetimin e rastit “Aditiv”, përfshirë edhe kryetaren aktuale të KShPK-së. Ajo dyshohet se i ka zbuluar sekrete zyrtare një të pandehuri tjetër në këtë çështje përmes aplikacioneve Whatsapp dhe Viber. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik për Hetime Penale, Gjykata Themelore Penale e Shkupit vendosi masa paraprake ndaj Dimitrovskës.