Përplasje politike dhe akuza për gjendjen e krijuar në Onkologji

Përderisa pacientët me kancer ka një javë që presin zgjidhje për mungesën e terapive biologjike, partitë politike përplasen se kush i ka fajet për mungesën e ilaçeve. Nga LSDM thonë se nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan me vlerë qindra milionë euro, ndërsa zgjidhjen për ilaçet ta kërkojë përmes donacioneve. “Në Onkologji prej […] The post Përplasje politike dhe akuza për gjendjen e krijuar në Onkologji appeared first on InfoShqip.com.

Jan 24, 2025 - 16:00
 0  6
Përplasje politike dhe akuza për gjendjen e krijuar në Onkologji

Përderisa pacientët me kancer ka një javë që presin zgjidhje për mungesën e terapive biologjike, partitë politike përplasen se kush i ka fajet për mungesën e ilaçeve. Nga LSDM thonë se nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan me vlerë qindra milionë euro, ndërsa zgjidhjen për ilaçet ta kërkojë përmes donacioneve.

“Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaçë. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor”, thonë nga LSDM.

Nga VMRO kërkojnë nga Prokuroria të hetojnë afërsinë e ngushtë politike dhe biznesore të Venko Filipçes me kompaninë farmaceutike.

“Përkatësisht kompania farmaceutike Panovski, që është pronë e babait të Irina Panovskës të cilën Venko Filipçe e emëroi drejtoreshë të Klinikës së Hemtaoligjisë, e cila nga viti 20222 e deri më tani ka marrë tenderë prej 35 milionë eurosh vetëm nga Klinika e Onkologjisë dhe Radioterapisë. Mesatarisht në vit kjo kompani farmaceutike e afërt me Venko Filipçen nga Onkologjia merrte tenderë mbi 12 milionë euro”, deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-së.

Kompania Farmaceutike “Panovski” reagon ndaj deklaratave të VMRO DPMNE-së. Akuzat i shohin si kërcënim dhe shpifje. Kompania paralajmëron veprime juridike.

“Duke pasur parasysh se sulmi i fundit vjen nga një përfaqësues i partisë në pushtet, ne e perceptojmë si një kërcënim të drejtpërdrejtë, për të cilin do të informojmë organizatat kompetente ndërkombëtare. Aq më tepër që këtë e bëri në mënyrë tejet të shpifur dhe të papërgjegjshme ndaj SHA “Dr. Panovski” dhe pa asnjë bazë na tregon si fajtorë të drejtpërdrejtë për mungesën e barnave në shëndetin publik për pacientët më të sëmurë”, tha Panovski.

Prej më shumë se një javë mungojnë gjashtë terapi biologjike në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa ekziston rreziku që të mungojnë edhe katër terapi tjera. Pacientët Onkologjikë kërkojnë që terapitë biologjike të futen në listën pozitive, por Fondi Shëndetësor thotë se kjo nuk është e mundur pasi nuk kanë regjistër të pacientëve onkologjikë. /Alsat.mk

The post Përplasje politike dhe akuza për gjendjen e krijuar në Onkologji appeared first on InfoShqip.com.