Përshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një barnatore në Ferizaj është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, të premten në 03:20. “Raportohet se është përfshirë nga zjarri një objekt – barnatore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në raport.


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një barnatore në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, të premten në 03:20.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një objekt – barnatore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti po hetohet.
