Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i komunës i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve, vlerësoi Ministria

Në lidhje me marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Vrapçishtit te kopshti për fëmijë “Pranvera”, ka reaguar Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, transmeton Portalb.mk. “Pas një kontrolli inspektues në  IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit […]

shkurt 10, 2025 - 21:00
 0  4
Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i komunës i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve, vlerësoi Ministria
Fëmijët në çerdhe gjatë orës mësimore. Foto Portalb. mk

Në lidhje me marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Vrapçishtit te kopshti për fëmijë “Pranvera”, ka reaguar Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, transmeton Portalb.mk.

“Pas një kontrolli inspektues në  IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit dhe caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit nga Ministria, e ka marrë automjetin e institucionit parashkollor (në pronësi të komunës), edhe pse në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor në përdorim për një kohë të pacaktuar”, raportoi Ministria.

Ministria vlerësoi se kryetari e komuna janë duke shkelur Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, pasi nga muaji shkurt, shpërndarja e ushqimit për 40 fëmijët kryhet në kushte të vështira me automjete private.

“Sot, më 10 shkurt 2025, me urdhër të komunës, në objektin kryesor të kopshtit të fshatit Vrapçisht, që është pjesë përbërëse e shkollës, është shkyçur ngrohja dhe rryma në temperaturën -5 gradë celsius”, raportoi Ministria, duke vlerësuar se autoritetet lokale po shkelin të Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Ndryshe, Komuna e Vrapçishtit më 31 janar ka reaguar ndaj Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në lidhje me kompetencat e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit rreth funksionimit të çerdhes. Ata vlerësuan që kundërligjshëm MPSDR-ja i ka marrë kompetencat kryetarit Isen Shabani në lidhje me menaxhimin e institucionit parashkollor “Pranvera” në Vrapçsisht.

Nga ana tjetër, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i hodhi poshtë në tërësi pohimet e kryetarit të komunës së Vrapçishtit, se kompetencat në pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor dhe drejtorit të institucionit parashkollor “Pranvera” – Vrapçisht, i janë hequr në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.