Çmimet e produkteve industriale u rritën në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në dhjetorin e fundit u regjistruar rritje e çmimeve te produktet industriale, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit dhjetor 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, në nivel mujor janë më të larta për 0.3 %, ndërsa në nivel vjetor për 6.1 […]


Në Maqedoninë e Veriut në dhjetorin e fundit u regjistruar rritje e çmimeve te produktet industriale, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë muajit dhjetor 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, në nivel mujor janë më të larta për 0.3 %, ndërsa në nivel vjetor për 6.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe brenda një viti është regjistruar te sektori i minierave dhe gurorëve për 16.3 përqind, te sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 14 përqind dhe në sektorët tjerë. Te sektori i minierave dhe gurorëve ka pasur rritje edhe në krahasim me muajin paraprak, sikurse edhe në sektorët tjerë.
Në këtë periudhë ulje të çmimeve ka pasur vetëm te sektori i prodhimeve intermediare për 10.4 përqind.