Maqedonia e Veriut nuk ka rregullore, legjislacion dhe standarde etike për inteligjencën artificiale, u konstatua në debatin e sotëm

 Inteligjenca artificiale nuk është diçka e largët, por realiteti ynë. Vendi ka bërë shumë pak në këtë temë. Ndryshe nga fqinjët tanë, vendi ynë ende nuk ka as rregullore, as legjislacion dhe as standarde etike për inteligjencën artificiale. Këto janë disa nga konkluzionet që u shprehën në diskutimin e sotëm “Transformimi Digjital dhe Inteligjenca Artificiale […]

shkurt 10, 2025 - 21:00
 0  4
Maqedonia e Veriut nuk ka rregullore, legjislacion dhe standarde etike për inteligjencën artificiale, u konstatua në debatin e sotëm
Inteligjenca artificiale në shkolla. Foto nga Portalb.mk

 Inteligjenca artificiale nuk është diçka e largët, por realiteti ynë. Vendi ka bërë shumë pak në këtë temë. Ndryshe nga fqinjët tanë, vendi ynë ende nuk ka as rregullore, as legjislacion dhe as standarde etike për inteligjencën artificiale. Këto janë disa nga konkluzionet që u shprehën në diskutimin e sotëm “Transformimi Digjital dhe Inteligjenca Artificiale – Sfidat dhe Mundësitë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, raporton MIA.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, theksoi se ekziston rrezik real i përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale pa legjislacionin e duhur, që mund të çojë në pasoja të rënda duke përfshirë humbjen e vendeve të punës, paragjykimet apo praktikat diskriminuese.

“Me keqardhje mund të them se në periudhën e kaluar është bërë shumë pak për këtë temë. Pavarësisht formimit të një grupi pune për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale në vitin 2021, deri më tani është mbajtur vetëm një takim. Kjo është shqetësuese dhe tregon nevojën për dinamizimin urgjent të këtyre proceseve. Ndryshe nga fqinjët tanë, vendi ynë ende nuk ka as rregullore, as legjislacion dhe as standarde etike për inteligjencën artificiale. Ekziston një rrezik real i përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale pa rregullimin e duhur, i cili mund të çojë në pasoja të rënda duke përfshirë humbjen e vendeve të punës, paragjykimet ose praktikat diskriminuese. Megjithatë, kjo situatë nuk duhet parë si shkak për dekurajim, por si thirrje për veprim”, tha ai.

Drejtori i Shoqatës të Gazetarëve, Dragan Sekulovski, theksoi se përmes inteligjencës artificiale, përmes aplikacione të posaçme, i bëjnë më të aksesueshme informacionet në internet, për qytetarë të caktuar që kanë vështirësi në të kuptuar, nëse bëhet fjalë për dëmtim të shikimit apo dëgjimit.

Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, theksoi se tema është shumë e gjerë, duke marrë parasysh atë që shohim në media dhe çfarë mund të lexojmë në media çdo ditë, e cila herë perceptohet si kërcënim e herë si mundësi.