Pesë alpinistë vdiqën nga një ortek në Itali

Pesë alpinistë gjermanë kanë vdekur nga një ortek në Italinë veriore. Ai ra rreth orës 16:00 të shtunën pranë Cima Vertana, në malet Ortles, në një lartësi prej më shumë se 3,500 metra. Dy burra mbijetuan dhe u dërguan në spital me helikopter. Trupat e tre viktimave, dy burra dhe një grua, u gjetën të

Nëntor 3, 2025 - 00:00
 0
Pesë alpinistë vdiqën nga një ortek në Itali
Pesë alpinistë vdiqën nga një ortek në Itali

Pesë alpinistë vdiqën nga një ortek në Itali

Pesë alpinistë gjermanë kanë vdekur nga një ortek në Italinë veriore.

Ai ra rreth orës 16:00 të shtunën pranë Cima Vertana, në malet Ortles, në një lartësi prej më shumë se 3,500 metra.

Dy burra mbijetuan dhe u dërguan në spital me helikopter.

Trupat e tre viktimave, dy burra dhe një grua, u gjetën të shtunën, ndërsa një burrë dhe vajza e tij 17-vjeçare u gjetën të dielën në mëngjes.

Ata po udhëtonin të pavarur nga njëri-tjetri në tre grupe, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Shpëtuesit thanë se nuk e dinin pse alpinistët po ngjiteshin ende në një orë relativisht të vonë.

Tiroli Jugor i Italisë është i njohur për alpinistët gjermanë – por ortekët janë një rrezik gjithmonë i pranishëm.