Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, Rainer Rudolph
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se e ka uruar ambasadorin për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re diplomatike. Gjatë takimit, siç


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se e ka uruar ambasadorin për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re diplomatike.
Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në njoftim, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.
Ambasadorit të ri, i urova fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.
