“Pesë hapa se si instalohet personi i partisë në institucione”, Molliqaj për Shkretën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së. Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka ironizuar duke treguar se cilët janë hapat që të instalohet personi i partisë në institucione të pavarura. “1. Kandidati

Mars 29, 2025 - 03:00
 0  7
“Pesë hapa se si instalohet personi i partisë në institucione”, Molliqaj për Shkretën
“pese-hapa-se-si-instalohet-personi-i-partise-ne-institucione”,-molliqaj-per-shkreten

“pese-hapa-se-si-instalohet-personi-i-partise-ne-institucione”,-molliqaj-per-shkreten

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka ironizuar duke treguar se cilët janë hapat që të instalohet personi i partisë në institucione të pavarura.

“1. Kandidati garon për deputet
2. Kandidati nuk arrinë të bëhet deputet
3. Kandidati kandidon për drejtor të QKSUK
4. Prej 4 kandidatëve, 2 tërhiqen nga gara.
5. Kandidati del i pari në test me shkrim, me 20 pikë më shumë se kandidati tjetër”, shkroi mes tjerash Molliqaj.