Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Gjykata e Posaçme ka marrë vendim ta pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, raporton “Top Channel” të enjten. Veç pezullimit nga detyra, Ballukut i është ndaluar dalja jashtë vendit. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK-u lidhur me akuzën për shkeljen e barazisë në tenderë. Sipas SPAK-ut, akuza ka

Nëntor 20, 2025 - 14:30
 0
Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku
Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Gjykata e Posaçme ka marrë vendim ta pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, raporton “Top Channel” të enjten.

Veç pezullimit nga detyra, Ballukut i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK-u lidhur me akuzën për shkeljen e barazisë në tenderë.

Sipas SPAK-ut, akuza ka të bëjë me veprimet që Balluku, që në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, i ndërmori në një nga procedurat e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përkatësisht për seksionin rrugor Orikum-Himarë. Ajo akuzohet edhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.