Pjesëmarrje e ulët në orët e para të votimit në rajonin e Gostivarit
Zgjedhjet e përsëritura në rajonin e Gostivarit kanë nisur me interes të ulët të votuesve. Deri në orën 09:00, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Gostivar The post Pjesëmarrje e ulët në orët e para të votimit në rajonin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zgjedhjet e përsëritura në rajonin e Gostivarit kanë nisur me interes të ulët të votuesve. Deri në orën 09:00, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Gostivar kanë votuar 802 qytetarë, që përfaqëson 0,97 për qind të trupit zgjedhor, raporton Gazeta Flaka.
Në komunat përreth, pjesëmarrja është gjithashtu modeste. Në Vrapçisht ajo ka arritur 1 për qind, në Mavrovë–Rostushë 2,89 për qind, ndërsa në Qendër Zhupë vetëm 0,75 për qind. Në territorin e Gostivarit, votimi po zhvillohet në 121 vendvotime, megjithatë dy prej tyre ende nuk janë hapur. Bëhet fjalë për vendvotimet në fshatrat malore Qafë dhe Koritë, ku autoritetet po përpiqen të krijojnë kushtet për nisjen e procesit. Sipas Listës Zgjedhore, të drejtë vote kanë gjithsej 82.870 qytetarë.
Prej tyre, 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa 4.604 votues janë të regjistruar në Listën e Veçantë Zgjedhore për shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Të dhënat janë publikuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Gostivar, përmes nënkryetares Ajshe Osmani. Gazeta Flaka
The post Pjesëmarrje e ulët në orët e para të votimit në rajonin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .