Plas sherri në degën e BDI- Dibër, akuza mes Pashollit e Spahiut
Ka plasur sherri në degën e BDI-së në Dibër ku deputetja Arbana Pasholli dhe Artin Spahiu kanë shkëmbyer akuza me veti. Informatat që kemi janë se Pasholli akuzon se do të shpalos video ku Spahiu e ka mbështetur Ramadan Imerin, (kandidatin e pavarur për kryetar të Dibrës), ndërsa ky i fundit ia kthen se është […] The post Plas sherri në degën e BDI- Dibër, akuza mes Pashollit e Spahiut appeared first on InfoShqip.com.
Ka plasur sherri në degën e BDI-së në Dibër ku deputetja Arbana Pasholli dhe Artin Spahiu kanë shkëmbyer akuza me veti.
Informatat që kemi janë se Pasholli akuzon se do të shpalos video ku Spahiu e ka mbështetur Ramadan Imerin, (kandidatin e pavarur për kryetar të Dibrës), ndërsa ky i fundit ia kthen se është në pritje të atyre incizimeve.
“Në pritje të ‘videove’ të tradhtisë së vetes, që paskan arritur deri te komandanti suprem. Unë jam i bindur se nuk ekzistojnë. Ndoshta marrëzinë e kam treguar duke u besuar të pabesëve, por jo deri në atë pikë sa të tradhtoj veten.
Gjithsesi, po pres… Sepse kur të vijë momenti, unë do të rrëfej tregime- video nuk kam”, ka reagur Spahiu.
Arbana Pasholli, përveç deputete është edhe nënkryetare e BDI-së, ndërsa Spahiu kohë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së BDI-Dibër dhe për momentin nuk mban asnjë post të rëndësishëm në parti.
The post Plas sherri në degën e BDI- Dibër, akuza mes Pashollit e Spahiut appeared first on InfoShqip.com.