Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin e pakicës kroate në Janjevë e sfidat e sigurisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, njoftoi se në takimin me kryeministrin Albin Kurti ka folur për statusin e pakicës kroate në Janjevë. Ky takim mes tyre u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës dhe thellimin e partneritetit.

shkurt 14, 2026 - 15:00
 0
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin e pakicës kroate në Janjevë e sfidat e sigurisë
plenkoviq-njofton-per-takimin-me-kurtin:-folem-per-statusin-e-pakices-kroate-ne-janjeve-e-sfidat-e-sigurise

plenkoviq-njofton-per-takimin-me-kurtin:-folem-per-statusin-e-pakices-kroate-ne-janjeve-e-sfidat-e-sigurise

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, njoftoi se në takimin me kryeministrin Albin Kurti ka folur për statusin e pakicës kroate në Janjevë.

Ky takim mes tyre u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës dhe thellimin e partneritetit.

“Urime Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij! Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe Kroaci-Kosovë dhe të mbështesim rrugën europiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Mynihut diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”.

Kroacia kërkon nga Kosova që kroatët që jetojnë në Kosovë të njihen si pakicë në Kushtetutën e Kosovës.