Rama në Shkodër: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Shkolla “Ismail Qemali”, është një ndër më të vjetrat në qytet e ndërtuar në vitin 1971. Me ndërtimin shkolla do të hapë dyert për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët deri […]

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër.
Shkolla “Ismail Qemali”, është një ndër më të vjetrat në qytet e ndërtuar në vitin 1971.
Me ndërtimin shkolla do të hapë dyert për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët deri dje e kanë zhvilluar mësimin me dy turne.
Rama: Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po punohet për transformimi e tyre , konvikte, 5 shkolla ku puna ka nisur, ndërkohë që janë 4 shkolla ku përfshihet edhe “Ismail Qemali” që janë me financim të qeverisë këtë vit. Përtej mureve që rindërtojmë apo hapësirave që krijojmë shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme. Kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në vendin e punës, kemi garantuar se hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike, i kemi rritur pagat, paga është 950 euro, jam shumë i vetëdijshëm që duhet më shumë, paga juaj në mesatare do të shkojë në 1250 euro. Është plotësisht e arritshme bazuar në të dhënat e rritjes ekonomike, do rikthehem këtu kur të hapen dyert e shkollës së re, 18 muaj, nuk është shumë afati i përfundimit. Ju keni duru që në 1913, do duroni edhe 18 muaj të tjerë për të pasur të prekshëm këtë projekt.