Po vjen Vera ka Dera

Fundshkurt i nxehtë në Evropë dhe Maqedoni: Temperatura arrijnë deri në 25 gradë, mot pranveror në horizont Këtë fundshkurt, Europa dhe Ballkani përjetojnë një ndryshim të theksuar të motit për The post Po vjen Vera ka Dera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 26, 2026 - 14:00
 0
Po vjen Vera ka Dera

Fundshkurt i nxehtë në Evropë dhe Maqedoni: Temperatura arrijnë deri në 25 gradë, mot pranveror në horizont

Këtë fundshkurt, Europa dhe Ballkani përjetojnë një ndryshim të theksuar të motit për shkak të depërtimit të një vale të ngrohtë nga jugu, nën ndikimin e një anticikloni me presion të lartë atmosferik. Meteorologu Slavço Poposki parashikon diell të qëndrueshëm dhe temperatura mbi mesataret sezonale.

Në pjesën më të madhe të Evropës, termometri do të shënojë rreth 20 gradë Celsius, ndërsa në Evropën Jugperëndimore pritet deri në 25 gradë, duke e bërë këtë zonë më të nxehtën e kontinentit.

Edhe në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të arrijnë afër 20 gradë, sidomos në zonën e Vardarit dhe rajonet juglindore, megjithëse mëngjeset mbeten relativisht të ftohta. Ekspertët paralajmërojnë se këto vlera mbi 10 gradë mbi mesataret mund të shkaktojnë zgjim të parakohshëm të natyrës dhe ndikime në ciklet bujqësore. Gazeta Flaka

The post Po vjen Vera ka Dera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .