Studentët shqiptarë mes alarmit për bombë dhe refuzimit të Filkovit
“Studentët shqiptarë mes alarmit për bombë në Tetovë dhe debatit për provimin e jurisprudencës”, Flaka. Dy zhvillime të ndara, por me ndikim të drejtpërdrejtë te studentët shqiptarë, shënuan ditën e The post Studentët shqiptarë mes alarmit për bombë dhe refuzimit të Filkovit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“Studentët shqiptarë mes alarmit për bombë në Tetovë dhe debatit për provimin e jurisprudencës”, Flaka.
Dy zhvillime të ndara, por me ndikim të drejtpërdrejtë te studentët shqiptarë, shënuan ditën e sotme.
Në Universiteti i Tetovës u dha alarm për mjet shpërthyes, pas një mesazhi elektronik kërcënues. Autoritetet evakuuan menjëherë studentët dhe stafin nga kampusi. Rasti vjen në valën e alarmeve të rreme që ditët e fundit kanë përfshirë shkolla në Tetovë. Policia po heton burimin e kërcënimeve, ndërsa prioritet mbetet garantimi i sigurisë.
Në të njëjtën ditë, në foltoren e Kuvendit, ministri Filip Filkov deklaroi se çështja e organizimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është “e absolvuar”. Sipas tij, provimi është profesional dhe jo procedurë administrative, duke lënë të kuptohet se nuk ka bazë ligjore për ta zhvilluar atë në shqip. Deklarata ka nxitur reagime politike dhe në opinion.
Pra, nga njëra anë çështja e sigurisë fizike në universitete, nga ana tjetër pengesat institucionale në avancimin profesional. Dy tema të ndryshme, por që prekin drejtpërdrejt studentët shqiptarë. Gazeta Flaka
The post Studentët shqiptarë mes alarmit për bombë dhe refuzimit të Filkovit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .