Policia: Alarmi për bombë në “City Mall”, i rremë
Policia e Maqedonisë së Veriut njofton se alarmi për bombë në qendrën tregtare “City Mall” rezultoi të jetë i rremë, përcjell TV21. “Sot (25.04.2026) në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrën tregtare City Mall në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së […]
Policia e Maqedonisë së Veriut njofton se alarmi për bombë në qendrën tregtare “City Mall” rezultoi të jetë i rremë, përcjell TV21.
“Sot (25.04.2026) në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrën tregtare City Mall në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura nga policia brenda dhe përreth objektit, ku është konstatuar se bëhet fjalë për një njoftim të rremë për bomba të vendosura”, thonë nga MPB.