Policia e Maqedonisë po mbledh numra dhe e-mail adresa! Përmes kamerave do të dënohet edhe vozitësit për parkim të gabuar
Përmes kamerave prej vitit 2026do të fillojë sanksionimi, ndërsa deri atëherë do të ndryshohen së paku 5 ligje që të vendoset në funksion “Safe City”. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski informoi se ndryshime do të pësojnë Ligji për rrugë, për automjete, për zbatimin e sanksioneve, Kodi penal dhe Ligji për shkelje. Në ndërkohë, policia tashmë […] The post Policia e Maqedonisë po mbledh numra dhe e-mail adresa! Përmes kamerave do të dënohet edhe vozitësit për parkim të gabuar appeared first on InfoShqip.com.

Përmes kamerave prej vitit 2026do të fillojë sanksionimi, ndërsa deri atëherë do të ndryshohen së paku 5 ligje që të vendoset në funksion “Safe City”. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski informoi se ndryshime do të pësojnë Ligji për rrugë, për automjete, për zbatimin e sanksioneve, Kodi penal dhe Ligji për shkelje. Në ndërkohë, policia tashmë ka filluar që të mbledh numra telefoni dhe e-mail adresa nga vozitësit gjatë regjistrimit të automjeteve, ku do të arrijnë dënimet. Dënime do të ketë edhe për vozitësit që parkohen keq.
“Një pjesë nga zbatimi i “Safe City” përkatësisht “Safe State” në të ardhmen, do të jenë edhe automjetet që do të jenë të pajisura me “kamera të mençua” dhe gjatë lëvizjes në suaza të rrugëkalimeve konkrete, rrugëve e kështu me radhë, do t’i konstatojnë të gjithë automjetet e parkuara gabim dhe po, menjëherë të njëjtat do të procedohen në suaza të sistemit”, tha Pançe Toshkovski, ministër për Punë të Brendshme.
The post Policia e Maqedonisë po mbledh numra dhe e-mail adresa! Përmes kamerave do të dënohet edhe vozitësit për parkim të gabuar appeared first on InfoShqip.com.