Policia e Maqedonisë së Veriut e shkatërroi një grup kriminal

Një grup kriminal që vepronte në Maqedoninë e Veriut, u shkatërrua nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Policia ndaj tyre paralajmëroi kallëzim penal, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj Z.H. (20), Xh.D. (31), V.H. (34), A.Sh. (37) dhe një të mituri 15-vjeçar, të gjithë nga Afganistani, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës […]

Nëntor 17, 2025 - 19:00
 0
Policia e Maqedonisë së Veriut e shkatërroi një grup kriminal

Një grup kriminal që vepronte në Maqedoninë e Veriut, u shkatërrua nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Policia ndaj tyre paralajmëroi kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj Z.H. (20), Xh.D. (31), V.H. (34), A.Sh. (37) dhe një të mituri 15-vjeçar, të gjithë nga Afganistani, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë emigrantësh” sipas nenit 418-a dhe 418-b të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Aksioni policor kundër kontrabandës së emigrantëve u zhvillua në koordinim më Prokurorinë Themelore. Në vijën kufitare mes RMV-së dhe Serbisë, në Resulkë, u gjetën dy kampe ku ishin vendosur tetë emigrant ilegalë nga Pakistani e Afganistani, në mesin e tyre dy fëmijë.

“Të denoncuarit në disa raste kanë pranuar, në rolin e udhëheqësve kanë kontrabanduar dhe strehuar një grup emigrantësh ilegalë nga Greqia deri në kampet. Pasi i kanë vendosur në kampet e improvizuara, Z.H. dhe Xh.D. me përdorimin e forcës dhe kërcënimeve personave u kanë zhvatur para me qëllim që t’u mundësonin atyre kalimin e mëtejshëm në territorin e Serbisë, ndërsa me destinacionin përfundimtar në vendet e Bashkimit Evropian”, sqaroi Policia.