Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave për falsifikim të dokumenteve

Ndaj tre personave është ngritur kallëzim penal në lidhje me falsifikimin e dokumenteve, tek të cilët janë gjetur dokumente me përmbajtje të falsifikuara, transmeton Portalb.mk. “SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 28 vjeçarit B.K. nga Tetova dhe ndaj 46 vjeçarit B.M. nga Gostivari, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikimi […]

dhjetor 20, 2024 - 14:01
 0  4
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave për falsifikim të dokumenteve
Leje të vozitjes. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndaj tre personave është ngritur kallëzim penal në lidhje me falsifikimin e dokumenteve, tek të cilët janë gjetur dokumente me përmbajtje të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 28 vjeçarit B.K. nga Tetova dhe ndaj 46 vjeçarit B.M. nga Gostivari, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikimi të dokumenteve” dhe ndaj 22 vjeçarit A.M. nga Kërçova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përdorimi i dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë””, sqaroi Policia.

Raportohet se më 8 korrik, 22 vjeçari kishte përdorur dokumente me përmbajtje të falsifikuara, ndërsa më 27 korrik ishte kryer bastisje te 46 vjeçari, ku ishin gjetur disa leje qarkullimi, dokumente dhe letërnjoftime nga Kroacia dhe Bullgaria.

“Pas marrjes së masave, ishte konfirmuar se i akuzuari i dytë gjatë vitit 2020 dhe 2021, një personit i kishte siguruar një dokument bullgar të falsifikuar për 7 mijë euro”, sqaroi Policia.