Policia Financiare kontrolloi tenderët e Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare

Policia Financiare ka hyrë në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit, raporton Alsat. Sipas mediave bëhet fjalë për periudhën kur me këtë Klinikë udhëhiqte Nexhati Jakupi, ish deputet dhe ish ministër nga radhët e BDI-së. Policia financiare ka grumbulluar të gjitha dokumentacionet në lidhje […]

dhjetor 20, 2024 - 14:01
 0  4
Policia Financiare kontrolloi tenderët e Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare
Foto ilustrim nga Meta.mk

Policia Financiare ka hyrë në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit, raporton Alsat. Sipas mediave bëhet fjalë për periudhën kur me këtë Klinikë udhëhiqte Nexhati Jakupi, ish deputet dhe ish ministër nga radhët e BDI-së.

Policia financiare ka grumbulluar të gjitha dokumentacionet në lidhje me procedurat e prokurimit publik dhe pas kontrollit dhe analizave do të përcaktohet nëse ekziston bazë për veprën penale.

Mësohet se ish drejtori Nexhati Jakupi këtë Klinikë e ka lënë në borxh prej 4.6 milionë euro.